E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinexhad: Nje goditje per Perendimin

“Nje goditje e rende per Perendimin”. Keshtu e ka komentuar Mahmoud Ahmadinexhad lajmin per ndertimin e nje impianti te dyte berthamor.

“Situata po merr nje kthese te tille sa ata (Perendimi) po pendohen per ato cfare kane thene”, eshte shprehur presidenti iranian, duke u kthyer ne vendin e tij pas udhetimit ne OKB.

“Mund te vazhdojne te perdorin kete ceshtje kunder Iranit nepermjet mediave, por ishte nje goditje e forte per arrogancen e tyre”, shtoi lideri iranian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›