Ahmadinexhad: SHBA po ndërhyjnë në punët e brendshme të Iranit
/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, përsëriti kritikat e tij ndaj Presidentit amerikan, Barak Obama, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po ndërhyjnë në punët e brendshme të Iranit.
Agjencia zyrtare iraniane e lajeve, IRNA, citoi sot udhëheqësin e vendit, i cili ka thënës se zoti Obama flet për ndryshime, por vazhdon të ndërhyjë në çështjet e Iranit.
Dje në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama e quajti "indinjuese"dhunën paszgjedhore kundër protestuesve në Iran. Ai tha gjithashtu se çdo dialog dhe diplomaci e drejtpërdrejtë me Iranin do të ndikohet nga ngjarjet e fundit.
Ministria e Jashtme e Iranit u shpreh ndërkohë kundër deklaratës së vendeve të industrializua të Grupit të Tetëshes, G-8, që dënon dhunën në Iran dhe u bën thirrje autoriteteve iraniane të respektojnë të drejtat e njeriut dhe lirinë e fjalës. Një zëdhënës i ministrisë u citua nga agjendia IRNA të ketë akuzuar G8-n për ndërhyrje në punët e brendëshme të Iranit dhe për "deklarata të nxituara”.
Demostratat masive nëpër rrugë që pasuan rezultatin e kontestuar të zgjedhjeve, në pjesën më të madhe të tyre janë qetësuar pas qindra arrestimeve dhe pranisë tejet të dukshme të policisë që vazhdon nëpër rrugë.
Numri zyrtar i
të vdekurve si pasojë e dhunës pas zgjedhjeve të debatueshme të 12 qershorit
është 17, por dëshmitarë okularë thonë se shifra e vërtetë është shumë më e
lartë. //mm//