E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinexhad: Te lirohen menjehere manifestuesit

Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinexhad ka kerkuar lirimin e menjehershem te te gjithe manifestuesve te arrestuar pas protestave te bera pas zgjedhjeve presidenciale ne vend.

Kerkesa i eshte drejtuar kreut te gjyqesorit ne Iran.

“Meqenese ka kaluar nje periudhe e konsiderueshme nga arrestimi i tyre, pres qe gjendja e te gjithe te ndaluareve te shqyrtohet menjehere”, theksoi Ahmadinexhad.

Ai shtoi se personat mbi te cilet nuk bien akuza te renda, te lihen te lire me 7 gusht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›