Ahmadinexhad do te uroje Krishtlindjet

Ne kanalin britanik “Channel 4” per emisionin “Alternative Christmas Message”, lideri i Iranit do te flase edhe per Izraelin, fuqite berthamore dhe rolin e SHBA-ve ne bote.
“Jezusi, i biri i Marise, eshte bartesi i standardeve te drejtesise, dashurise per qeniet njerezore, luftes kunder tiranise, diskriminimit dhe padrejtesise”, do te thote Ahmadinejad, sipas nje mesazhi promorcional te fjalimit te tij te bere publik nga “Channel 4”.
“Nese Krishti do te ishte ne Toke sot padyshim ai do te ishte me njerezit qe jane kunder fuqive ekspansioniste. Nese ai do te ishte ne Toke sot do te ngrinte flamurin e drejtesise dhe dashurise per njerezimin per te kundershtuar pushtuesit, terroristet dhe nxitesit e luftrave ne te gjithe boten. Nese Krishti do te ishte sot ne Toke, padyshim do te luftonte kunder politikave tiranike te sistemeve politike dhe ekonomike globale, ashtu si edhe beri gjate jetes se tij”, do te thote Ahmadinejad.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code