E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmetaj: Ekonomia ka falimentuar, qeveria dështoi

Arben Ahmetaj

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, duke folur për News 24, tha se ekonomia shqiptare ka falimentuar, ndërsa përgjegjëse për këtë situatë sipas tij është qeveria. Këtë konstatim, Ahmetaj e bëri bazuar në treguesit e paraqitur nga Banka e Shqipërisë. Banka e Shqipërisë dje tha që familjet shqiptare nuk kanë më të ardhura të disponueshme, të mjaftueshme për të shpenzuar dhe e kanë ulur në mënyrë radikale konsumin. Banka e Shqipërisë dje tha se biznesi sot është në tërheqje, për shkak të rënies ekonomike dhe për shkak të borxheve serioze që u kanë bankave dhe njëri-tjetrit, e thënë ndryshe, vendi është i falimentuar dhe arsyeja e drejtpërdrejtë është qeveria shqiptare. Raporti i Bankës së Shqipërisë konfirmoi krizën ekonomike dhe buxhetore. Kjo qeveri duhet të japë dorëheqjen një orë më parë, tha deputeti i PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›