E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ahmetaj: Ekonomia në tremujorin e dytë shënoi rritjen më të lartë në rajon

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj deklaroi sot se ekonomia është rritur me 17.9% në tremujorin e dytë, duke arritur sipas tij rritjen më të lartë në rajon. “Dua të ndaj me ju një zhvillim shumë pozitiv për ekonominë tonë që konfirmon jo vetëm pritshmëritë tona, por edhe bindjen e muajve të fundit për ringritjen dhe rimëkëmbjen graduale pas tërmetit dhe pandemisë. Në 3 mujorin e dytë të vitit 2021, produkti i brendshëm bruto, ekonomia u rrit me 17.89%, krahasuar me të njëjtin tremujor 2020 që përkoi me përshkallëzimin e pandemisë”. deklaroi ministri Ahmetaj në një konferencë për shtyp fill pasi INSTAT nxori të dhënat e rritjes ekonomike me 17.9% në tremujorin e dytë të 2021 krahasuar me të njëjtin për 2020.

Ministri Ahmetaj garanton se Rimëkëmbja ekonomike do të jetë priroritet kryesor i qeverisë deri në arritjen e rritjes ekonomike vjetore prej 4.5%.”Rimëkëmbja ekonomike ka nisur të ndihet. Performancë pozitive në importe dhe eksporte. Ka ringritje të konsumit familjar. Kemi ende shumë punë për të bërë për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Këto janë siç e theksoj trendë të konsoliduara që tregojnë ringritjen ekonomike. Kemi shumë punë përpara për të përmirësuar jetën e qytetarëve, për të rritur të ardhurat, për të ndihmuar ata më shumë në nevojë dhe të rinjtë që të bëhen pjesë aktive. Gjithë puna që bëmë 4 vite është e përshkruar në programin e qeverisë, jam modestisht i kënaqur të them që trendët e para janë shumë shpresëdhënëse,” tha ndër të tjera ministri Arben Ahmetaj. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›