Ahmetaj: Kriza energjitike, nga keqmenaxhimi
TIRANE- Deputeti i PS-se, Arben Ahmetaj ka akuzuar sot qeverine per keqmenaxhim të sistemit energjitik ne vend, qe sipas tij ka shkaktuar edhe krize energjitike.
Gjate nje deklarate per mediat, Ahmetaj ka theksuar se ne kushtet aktuale KESH-it do t’i duhet te importojë energji me një kosto shumë të lartë për qytetarët.
Sipas tij, niveli i liqenit ne Fierze eshte 295 meter dhe Fierza nuk mund te perballoje kerkesat per energji elektrike.
Ai ka thene se CEZ eshte ligjerisht e detyruar te importoje energjine. “Ne vitin 2005 cmimi i energjise ka qene 5.2 leke/kW, nderkohe qe sot eshte 9,5 leke/kW”- tha ai.