E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahtisaari: Serbia duhet të mësohet me Kosovën e pavarur

Ish-emisari i Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisaari, ka thënë se pakoja e hartuar prej tij për statusin e Kosovës është për tërë territorin e Kosovës dhe jo për ndarjen e vendit.

Në një intervistë për RTK, ish-presidenti finlandez ka thënë se është duke i përcjellë vazhdimisht proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, ndërsa proceset në Kosovë dy vjet e gjysmë pas shpalljes së pavarësisë i konsideron të mira.

Për mos implementimin e pakos edhe në pjesën veriore të Kosovës, Ahtisari thekson se për këtë nevojitet kohë dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë do të shtyjë proceset edhe në veri.

Ai thekson se prioritet për Kosovën duhet të jetë zhvillimi ekonomik dhe se implementimi i pakos duhet të ecën përpara.

“Kosova do t’i bashkohet BE-së, pasi që nuk ka rrugë tjetër. Serbia duhet të mësohet me atë se Kosova është e pavarur dhe se në të ardhmen duhet të zhvillohen marrëdhënie të mira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Ahtisaari.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›