Ai Weiwei, proces pa debate

Akuza për evazion fiskal kundër artistit disident kinez Ai Weiwei do të trajtohet nga një gjykatë kineze me dyer të mbyllura.
Gjatë procesit nuk do të ketë debate dhe dëshmitarë dhe do të procedohet vetëm në bazë të dokumenteve që do të paraqiten nga palët.
Bëhet fjalë për një proces ‘të shkruar’ dhe shpeshherë të përsëritur në Kinë, që vetë Weiwei e ka cilësuar si ‘të pakonceptueshëm’.
“Si ka mundësi që një vend të mos ketë kurajë të përballet me taksapaguesit e tij?”, është shprehur vetë artisti.