Ai po bën 60 vjeç, por femrat sërish e duan (FOTO)
Presidenti rus, Vladimir Putin, mbush nesër 60 vjeç, megjithatë duket ende i preferuar për femrat.
Një sondazh i ri zbulon se një në pesë femra ruse ka dëshirë të martohet me të.
Presidenti, që është fotografuar në shumë raste duke u marrë me aktivitete sportive, megjithatë nuk është shumë popullor në vend. Ligjet dhe veprimet e tij kanë acaruar ndjeshëm disa kategori njerëzish.
Po ashtu, Putin ka rritur rrogat dhe do i rrisë sërish në dimër, edhe pse ekspertët thonë se buxheti i tij po thahet. Shkak është rënia e të ardhurave nga eksporti i energjisë.
Putin është angazhuar se do të bëjë të pamundurën që vendi të mos jetë i varur nga eksporti i energjisë, duke inkurajuar industrinë high- tech.
Megjithatë të ardhurat nga nafta e gazi përbëjnë pjesën më të rëndësishme të buxhetit.
Korrupsioni galopant është shkatërrimtar për të ardhurat në vend, ndërkohë që Putin nuk ka lëvizur një gisht për të ndryshuar sistemin ekonomik në 12 vite drejtim.








