"Airport" me bashkiakët e fushatësGjika: Rama e zgjodhi vetë Vlorën
Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/ Kryebashkiakët në studio
TIRANË – Sonte në “Airport”, moderatorja Anila Basha drejtoresha e “Shqiptarja.com” do të trajtojë temën: "Kryebashkiakët dhe zgjedhjet" e për këtë qëllim ka ftuar kreun e bashkisë së Korçës, Niko Peleshi; atë të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako; të bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika dhe kreun e bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.
GJIKA: RAMA E ZGJODHI VETE VLOREN PER KANDIDIM, KRYEMINISTRI I PARE QE KANDIDON KETU
Kreu i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, nëpërmjet një regjistrimi, u pyet dhe tregoi se si u përzgjodh e Vlora për kandidim nga kreu i PS-së, Edi Rama.
Ai tha: “Z.Rama nuk është konsultuar me mua qysh herët për të përzgjedhuar Vlorën. Kjo bisedë është bërë jo më larg se një muaj më parë dhe ne ulur sëbashku për të diskutuar të mirat dhe të këqiat që do vinin nga kampi kundërshtar në Vlorë. Duhet të them se është për herë të parë në histori që kandidati për kryeministër, kandidon në qytetin e Vlorës”, - tha ai.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës sqaroi për herë të parë edhe arsyet pse ai nuk është zgjedhur në kryesinë e PS siç janë zgjedhur homologët e tij Peleshi, Dako e Sejdini. Ai tha: ““Z. Sejdini, z.Peleshi dhe z.Dako, që kanë marrë votën time kur janë votuar në kryesi, gjë për të cilën s’jam aspak pishman, por sepse i kam vlerësuar shumë, janë aty sepse Korça, Elbasani dhe Durrësi kanë qënë shqetësim i PS-së, sepse vendosnin balanca të reja në zgjedhje”.
Vetë Sejdini tha: “E falenderoj PS-në, edhe Gjikën, për këtë votë e besim, por nuk kam pasur ndonjë bisedë paraprake me Ramën për zgjedhjen në Kryesi. Madje, kam qënë në Mynih kur e kam marrë vesh, zgjedhjen time. Kjo nuk përbën asnjë problem, është vlerësim për mua dhe përbën detyrim të kryej detyrën time deri në fund.”
PELESHI: BERISHA NE KORÇE NUK KISHTE Ç'TE PERURONTE VEÇ NJE OBJEKTI ME KREDI
Lidhur me investimet e bëra në Korçë, në kushtet kur pushteti s'ka qënë dashamirës me këtë qytet, kreu i bashkisë, Peleshi tha: "Ne nuk mund të rrimë duarkryq në pritje të lëmoshës së qeverisë, por kemi punuar duke afruar punën tonë si model të qeverisjes vendore. Punuam me partnerët tanë, si qeverinë gjermane, USAID etj. që na kanë ndihmuar për të transfmuar qytetin në pak vite. Ishte qesharake kur kryeministri erdhi në Korçë dhe nuk kishte ç’të inaguronte. Inaguroi impianin e pastrimit ë ujërave, investim tërësisht kredi që do paguhet nga qytetarët e Korçës."
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)