E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajo thjesht donte të ndryshonte vendin e saj

Duke marrë vaksinën e polios

Një nxënëse dhe vullnetare për vaksinat ndaj poliomielitit në Afganistan është qëlluar për vdekje nga persona të armatosur në një fshat.

Vajza, e njohur vetëm me emrin Anisa, u qëllua jashtë shtëpisë së saj në provincën Kapisa. Ajo i kishte mbijetuar një sulmi një ditë më parë.

Vrasja brutale ka ngritur pikëpyetje për sigurinë e femrave në rajon. Mediat raportojnë se ato janë shumë të frikësuara për të shkuar në shkollë ose për të punuar.

Pasi personat e armatosur hapën zjarr mbi të, Anisa u dërgua në spital nga i vëllai, por vdiq më vonë me gjashtë plumba në stomak.

Nuk dihet se kush e kreu sulmin, por dyshohet për rebelët vendas.

Anisa ishte jetime rreth të njëzetave, që punonte vullnetare në fushatën kundër poliomielitit.

Një shoqe e saj tha se atë e kishte ndjekur një grup që e akuzonte se punonte jashtë shtëpisë. Ajo shtoi se Anisa ishte shumë e frikësuar. Grupi i rebelëve e kërcënoi edhe shoqen e Anisës, duke i kërkuar asaj që të ndërpresë punën që bën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›