E Diel, 1 Nëntor 2026

Akademia e Sigurisë prezanton në SHBA reformat që forcojnë luftën kundër trafikimit të drogës dhe krimit ndërkombëtar

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Akademia e Sigurisë prezantoi në Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Forcave të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) 2026, e zhvilluar në Fort Worth, Teksas, rrugëtimin e saj drejt arritjes së akreditimit me vlerësimin “Ekselencë”.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane në Tiranë bëri të ditur se, gjatë këtij procesi, Akademia e Sigurisë ka bashkëpunuar ngushtë me Programin Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së (ICITAP), si dhe me Byronë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), të Departamentit të Shtetit.

Sipas ambasadës amerikane, ky partneritet ka mundësuar rishikimin e kurrikulave, ristrukturimin e programeve dhe ndërtimin e një standardi kombëtar për trajnimin profesional të policisë, duke forcuar aftësinë e Shqipërisë për të luftuar trafikimin e drogës dhe krimin ndërkombëtar.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›