"Akademia e Yjeve" mes gares dhe historive personale
Shume emocione gare, shume debate dhe shume spektakel ka ofruar te merkuren ne mbremje, "Akademia e Yjeve". Dhjete sfidante te tjere jane prezantuar ne ekranin e Tv Klan duke dhuruar nje shou te vertete. Gara e talenteve te reja eshte permbledhur ne pese sfida te medha, tre prej te cilave ne balet dhe dy ne kenge. Studentet e "Akademise" kane dhene maksimumin para publikut, duke synuar secili prej tyre te arrije majen. Por, si rrallehere, kulmi i spektaklit ishte kur nxenesit e akademise, kapercyen skenen per te shkuar te jetet e tyre personale. Nata e dyte solli rrefimet e historive personale te dy prej sfidanteve te kesaj nate. Sic e premtoi ne puntaten e pare te spektaklit, Zana Cela ka prezantuar ndryshe dy te rinj ne sfide me njeri-tjetrin: Kristin nga Tirana dhe Qendrimin nga Kosova. Kristi, nje djalosh i ri 15-vjecar, rrefeu per humbjen e njeriut me te shtrenjte per te: Nenes dhe se gjithe kete gare ia perkushtonte asaj, duke percjelle emocione dhe perlotje deri ne publik. Ai kishte shkruar nje leter dedikuar nenes se tij, qe e lexoi ne skene prezantuesja dhe producentja Cela. Kristi i tregonte nenes te ndare nga jeta ne vitin 2006 sa se shume ia ndiente mungesen, se sa shume do te deshironte qe edhe ajo te ishte e pranishme ate nate, se si e kishte ndjekur rrugen qe kishte deshiruar ajo gjithmone: baletin. I bindur se, nese ajo do te jetonte, do te ishte e lumtur qe e shikonte te birin ne ate skene te madhe. Ne salle ishin te pranishme edhe shoqet e nenes se tij, te cilat te perlotura dhe te emocionuara i dhuruan nje pale pupa baleti, ne kembe te nenes se Kristit. Ndersa Qendrimi solli provat se si arti dhe sporti jane dy fuqite qe mund te bejne mrekulli: deri edhe te shpetojne jete. Djaloshi shtatlarte nga Gjakova tregoi historine e familjes se tij, traumen qe pesoi kur i thane se i ati ishte vrare nga serbet dhe lumturine qe perjetoi kur mesoi se ai kishte shpetuar: vetem e vetem se ishte nje futbollist me emer. Ne prezantimin e tij, Qendrimi rrefeu ngjarjen e nje nate prilli, ate dhe familjen e tij, serbet e kishin perzene nga shtepia, ndersa te atin e kishin vene para skuadres se pushkatimit. Por, komandanti i saj, nje ushtarak rus, pasi kishte mesuar se Genti, babai i tij ishte nje futbollist me emer ne Gjakove, i kishte kursyer jeten. Nje ngjarje e dhimbshme e percjelle me lot, por tashme e superuar nga fundi i lumtur per te gjithe.
Riola, e skualifikuara e javes se dyte
Sakaq, pervec personaliteteve te ftuar qe komentuan performancat e studenteve, skuadra blu nominoi gjakovaren Riola Lamaj per te dale ne gara. Dhe si e tille, prezantuesja Zana Cela fjalen e fundit ia la trupes se pedagogeve te baletit, te cilet votuan qe Riola te largohej, duke ia lene vendin 20 sfidanteve te tjere qe cdo te merkure do te ofrojne nga nje spektakel ndryshe ne "Klan". Jane vete nxenesit e akademise ata qe nominojne studentin qe duan te largohet nga gara, dhe me pas jane votat e publikut ato qe vendosin, do qendroje apo jo nxenesi i nominuar. Java e dyte e spektaklit, solli edhe studenten e dyte te larguar nga gara. Riola, ne momentin e largimit pervec keqardhjes qe i lexohej qartazi ne fytyre, nuk mundi te mos falenderonte ata qe e sollen deri ne kete pike. E si cdo nata, cdo gje perfundon me perqafimet e shokeve te skuadres se atyre qe largohen nga gara, por aspak nga "Akademia e Yjeve". Dhe ajo cka eshte per t'u theksuar edhe ne kete rast eshte fakti se gjithsesi, eshte publiku ai qe vendos per nxenesit e akademise, nese duhet te qendrojne apo jo. Numrat dhe kodet e konkurrenteve anoncohen vazhdimisht ne ekranin e Tv Klan.
E per kedo qe kerkon te njihet dije me shume per spektaklin dhe pergatitjen e studenteve te "Akademise se Yjeve", cdo dite ne ekranin e Klan-it shfaqen sekuenca prej oreve te mesimit ne mjediset e shkolles "Robert Radoja". Dhe cilido qe voton, e ka fare te qarte nivelin e konkurrenteve dhe duket se nuk ka veshtiresi per te perzgjedhur te preferuarin e tij.
Sfida dedikuar prinderve qe nuk jane me
Perpos sfidave te nxenesve, publiku u rreqeth mbremjen e se merkures prej dramave njerezore. Ata te dy kane nje pike takimi te madhe. Kristi dhe Qendrimi, dy nxenesit e pare qe u shfaqen te publiku jo vetem me talentin e tyre, por edhe me humbjen e njerezve te dashur, percollen jo pak emocione. Letra shkruar nga Kristi per nenen e tij ndare nga jeta ne vitin 2006 perloti publikun. Ndersa djali kosovar, Qendrimi e kishte humbjen e atit te tij jo me pak te dhembshme. Ishte lufta per pavaresine e Kosoves apo qe la pa baba nje djale i cili tani mundohet te rroke majen ne Akademine e Yjeve. E ne fakt, ajo cka percillet ne skene eshte nje pjese e perjetimit te se perditshmes, gezimit a dhembjes qe na shoqeron pergjate jetes. Keshtu, qe edhe me dy djemte e pare, qe, vec talentit, u shperfaqen ne skene dhe me dhembjen e tyre, edhe me mungesen e prinderve. Mungese e shnderruar ne nje shtyse te madhe, per te arritur majen. Vetem se mungesen e tyre nuk e zhben asgje. Cdo arritje shnderrohet pervecse ne nje gezim te madh edhe ne dhembje per te dashurit e tyre, me te cilet s'mund te ndajne emocionet e medha.