E Diel, 1 Nëntor 2026

Akil Gjakova një fitore larg medaljes së bronztë

PRISHTINË, 17 prill /ATSH/ Në Kampionatin Evropian për Senior 2026 i cili po mbahet në Tibilisi të Gjeorgjisë, për medaljen e bronztë Akil Gjakova do të ndeshet me Bilal Çiloglu nga Turqia.

Akili në xhiron e parë ishtë i lirë, kurse në të dytën ai mposhti me Ippon, Samuel Gassner nga Austria, me Ippon mposhti edhe Benjamin Levy nga Britania e Madhe, ndërsa në çerekfinale humbi me Ippon nga Lasha Shavdatuashvili nga Gjeorgjia.

Ndërkohë në repasazh Akili u ndesh me Adil Osmanov nga Moldavia, dhe mposhti atë me Ippon.

Përveç Akilit në këtë kampionat sot më 17 prill, do të ndeshen edhe xhudistët kosovar Laura dhe Dardani.

KosovaPress

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›