Akil Vigani: Si po mbajme gjalle shpirtin e shqiptarit ne Luksemburg
Ne Luksemburgun qe numeron 450 mije banore, jetojne rreth 2500-3000 shqiptare. Ne kete vend te vogel, por shume heterogjen, shqiptaret kane gjetur mundesine te organizohen ne shoqata, qe synojne te percojne kulturen e vendit tone dhe sigurisht, per te mbajtur gjalle shpirtin e shqiptarit me njeri-tjetrin. Shoqata GALA, (Grupe D'Amitie Lux-Alb; Grupi i miqesise Shqiperi-Luksemburg), eshte nje organizem qe mbledh rreth vetes shume shqiptare artdashes e qe drejtohet nga Artan Vigani, president. I vellai i tij, Akili, i cili ka ndertuar jeten e tij familjare ne emigracion, ku punon dhe jeton, qe eshte gjithashtu nje nga drejtuesit e kesaj shoqate, tregon me poshte ne nje interviste per "KJ" se si kane arritur qe prej fillimeve te emigrimit te tyre, (12 vite me pare), qe te ngrene shoqaten qe perfaqesohet me dinjitet ne cdo aktivitet qe organizohet ne kete vend. Luksemburgu eshte kaq heterogjen, saqe ne te gjenden rreth 270 kombesi te ndryshme, te cilat perfaqesojne kultura te ndryshme, shume te mirepritura nga qytetaret e Luksemburgut. Akili thote se te pranishem ne eventet e organizuara prej tyre jane vazhdimisht shume personalitete, mes se cilave edhe Dukesha qe udheheq vendin, Maria Teresa, e cila eshte shprehur me konsiderata per performancat e shqiptareve. I ftuar shpeshhere ne mediat lokale, per te folur per kulturen shqiptare dhe ndikimin e saj ne kete vend, Akilit nuk i mbetet vecse te leshoje nje apel: "Do te ishte nje mrekulli sikur te kishim nje Kosull Nderi ne Luksemburg, per te zyrtarizuar komunikimin me politikane apo artiste shqiptare. Kjo do te ishte bere nje dere e vogel, qe kur perfaqesues nga Shqiperia te vijne ne Luksemburg, te gjejne nje atmosfere shqiptare atje, duke qene se deshira per kete e qytetareve te Luksemburgut nuk mungon", thekson ai.
Ju jeni perfaqesues i nje shoqate ne Luksemburg, e cila mbledh rreth vetes shume shqiptare. Cili eshte synimi i ketij organizmi?
Une jam perfaqesues i nje shoqate shqiptare-luksemburgjeze, qe quhet GALA, (Grupi i miqesise Shqiperi-Luksemburg). Interesi yne eshte prezantimi i vlerave shqiptare, gje qe ka pasur si shtyse edhe kuriozitetin e vendasve. Ne perberje te shoqates jane afruar personazhe publike te qytetit ku jetojne, perfaqesues te politikes etj. Shume prej tyre marrin pjese ne festa te medha qe organizojme, si psh., per Festen e Flamurit. Nje prej aktiviteteve tona me te rendesishme eshte pjesemarrja ne nje festival te kultures qe organizohet ne Luksemburg, ku jemi perfaqesuar me ansamblin "Shota" nga Zvicra, si dhe kane ardhur 4 shkrimtare nga Shqiperia, si Besa Myftiu, Bashkim Hoxha, Luan Gjuli etj. I pranishem ka qene edhe nje shkrimtar shume i njohur nga Belgjika, Francois Chenod, i cili eshte njohes i mire i botuesve shqiptare dhe kosovare, qe edhe ka bere perkthimin e nje antologjie shqipe. Dua te shtoj se ne festival pati shume sukses prezantimi yne.
Duket sikur te huajt kane shume kuriozitet per shqiptaret dhe kulturen tone?
Po, kjo eshte nje realitet tanime, qe duhet theksuar. Kujtoj ketu nje aktivitet te vitit 2001, organizuar me rastin e dites Nderkombetare te Gruas. Duke qene se drejtimin e vendit e ka nje Duke ne dore, perfaqesia me e larte e vendit, per ne ishte nje nder qe ajo erdhi ne kete aktivitet. Ne u prezantuam me nje kolazh kengesh nga krahina te ndryshme te Shqiperise. Une nuk jam muzikant super profesionist, por une, nje shoku im dhe bashkeshortja e tij, interpretuam disa kenge tipike te vendit tone. Nuk ishim te sigurt qe kjo mund te ishte dicka e pelqyeshme, por vete Dukesha Maria Terese pohoi: Muzika juaj eshte e mrekullueshme, u kenaqa dhe u preka shume. Per me teper, Dukesha erdhi e beri disa fotografi me ne. Kjo me te vertete me ngrohu zemren, aq me teper qe une kisha vite pa prekur me dore instrumentin e klarinetes, duke qene se jeta e emigrantit ka sakrifica, aq me teper kur je prind.
Vendi yne nuk ka nje perfaqesi diplomatike ne Luksemburg. Sa ju pengon kjo ne organizimin tuaj me njeri-tjetrin?
Si shqiptare ne jemi shume te organizuar dhe marrim pjese ne cdo feste e aktivitet qe zhvillohet ne Luksemburg. Kur u behet ftese komuniteteve te ndryshme per pjesemarrje, patjeter qe ne liste jemi edhe ne. Perfaqesohemi ne menyre amatore, sigurisht. Ndoshta prezenca e nje perfaqesie diplomatike, e cfaredo forme qofte ajo, do te kishte bere qe te kishim ruajtur kontaktet me Shqiperine, ne menyre qe ne te jepnim maksimumin per kulturen tone permes profesionisteve qe jetojne ne Shqiperi e qe dalin here pas here jashte vendit. Ka nje ambasade ne Bruksel, qe ndodhet rreth 230 km larg nesh, e cila mbulon problemet diplomatike, por ndoshta prezenca e nje Konsulli Nderi ne Luksemburg do te ishte nje mrekulli. Kjo eshte nje deshire e gjithe komunitetit shqiptar qe jeton atje.
Kjo do te thote qe nuk e keni ndier mbeshtetjen e shtetit shqiptar? Ka qene thjesht pasioni juaj qe ka mbajtur ne kembe kulturen tone ne vendin ku ju jetoni?
Sinqerisht gjithcka qe organizojme, e bejme me forcat tone. Gjithcka fale deshires sone per t'u treguar te tjereve vlerat e kombit tone. Po te provonit ju te ishit mes te huajve, qe te kane ndihmuar qe diten e pare qe keni shkelur atje, me siguri qe do te ishit munduar t'i tregonit dicka me shume rreth vetes. Ajo qe ne mund t'ju japim nga vetja, me e mira qe kemi, eshte kultura jone.
Ne komunitetin shqiptar qe jeton ne Luksemburg dhe rrjedhimisht edhe ne kete shoqate qe keni ngritur, pjesa me e madhe e anetareve jane nga Shkodra?
Besoj se pjesa me e madhe po. Por ka edhe nga krahinat e tjera, si nga Berati, nga Durresi, nga Vlora, nga Gjirokastra, nga Kosova etj.
Sa i perket iniciativave per shkembimin e kultures me vendit tone, aktivitetet me vendet fqinje jane shume te intensifikuara. Si i konsideroni keto sipermarrje?
jane per t'u pershendetur, natyrisht. Sa i perket aktiviteteve me shtetet e tjera te Europes, dua te permend ketu Ambasaden Italiane, do doja ta falenderoje per iniciativat e saj, duke qene se vitin e kaluar ajo mbeshteti nje aktivitet per botimin e librit te fundit te Diana Culit, qe ne e prezantuam ne festivalin kulturor te Luksemburgut.
Per ju ka qene e veshtire qe te thyeni tabute qe ekzistojne per emigrantet, apo permes kultures eshte me e lehte te integrohesh?
Kultura eshte njera prej aspekteve, por kultura personale, dinjiteti dhe karakteri eshte ajo permes se ciles kushdo mund te "caje" ne jete, edhe ne nje vend te huaj. Nese keto kritere plotesohen, dikush do kete patjeter interes per ty.
Po vizita juaj keto dite ne Tirane ka ndonje qellim?
Une kam ardhur per dasmen e nje kusheririt tone, tipike shqiptare. Pas shume kohesh do te kem mundesine dhe kenaqesine qe te shoh live muzike dhe dasme shqiptare.
Po ne Luksemburg organizohen dasma tipike shqiptare?
Fatkeqesisht jo, sepse shqiptaret kane deshire t'i organizojne keto ceremoni me te afermit e vet, ndaj kthehen ne Shqiperi me kete rast. Te njejten gje kam bere edhe une.
Si mblidheni se bashku dhe flisni per kulturen dhe artin ne Shqiperi? Ju pyes per kete sepse ka shume emigrante qe nuk kane njohuri per historine dhe kulturen e vendit tone, ne menyre qe ta percojne sikurse duhet ate te te huajt.
Eshte shume e vertete kjo qe thoni ju, por sido qe te jete, nuk ka shqiptar qe nuk di nje kenge qytetare, popullore apo nje valle shqiptare. Pra, ne menyren e tij, secili di ta transmetoje kulturen. Dua te permend ketu pjesemarrjen tone ne nje feste, me rastin e 60-vjetorit te ditelindjes se nje personaliteti ne Luksemburg, qe mes shume te tjereve, kishte ftuar edhe disa shqiptare. Morem nje CD me kenge shqiptare, zgjodhem nje kenge dhe ne shenje te pershendetjes sone, u ngritem ne fund te mbremjes, pasi dikush recitoi poezi etj., dhe nisem te kendojme muzike shqiptare. Kjo gje e ndezi atmosferen disi te vaket qe ishte krijuar deri ne keto momente, ndersa te gjithe te pranishmit ne feste u ngriten duke kercyer me ne muziken shqiptare, per te mos u ulur me. Ne u shperndame neper grupe, per t'u treguar radhen e hapave te valles.
Se fundmi, nje apel per vendimmarresit shqiptare?
Apeli qe une i bej shtetit tone, duke qene se jam 100 per qind i sigurt qe liberalizimi i vizave do te behet shume shpejt, eshte deshira qe shqiptaret te mos presin qe rruga te jete kaq e lehte drejt Europes. Une propozoj ta njohin Europen pa mentalitetin e shqiptareve, me deshiren per debat, per perballje, por te hyjne me deshiren per te njohur dhe respektuar njeri-tjetrin dhe per te prezantuar sa me mire kulturen tone.
Sikurse e thashe edhe me siper, do te ishte nje mrekulli sikur te kishim nje Kosull Nderi ne Luksemburg, per te zyrtarizuar komunikimin me politikane apo artiste shqiptare. Kjo do te ishte bere nje dere e vogel, qe kur perfaqesues nga Shqiperia te vijne ne Luksemburg, te gjejne nje atmosfere shqiptare atje, duke qene se deshira per kete e qytetareve te Luksemburgut nuk mungon. Ne ambientet tona, ata vijne me deshiren me te madhe, ndoshta sepse na kane ndjekur qe ne hapat e para te emigrimit, kur per ne nuk ka qene e lehte. Kur ne i kemi futur ne labirintet e historise, letersise dhe ne pergjithesi kultures sone, kjo ka qene arma me e fuqishme. Mendoj se historia e Shqiperise, qe nis qe me pellazget e iliret, ka shume per te thene.
Bisedoi: Fjoralba Shahaj