Aksi “Elbasan – Qafë Thanë”, Balluku: Kanë përfunduar 70% e punimeve
Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku informon se, kanë ërfunduar 70% e punimeve të fazës së dytë të rrugës së re “Elbasan – Qafë Thanë”.
Sipas saj, nënkalimi i hekurudhës dhe mbikalimi automobilistik tashmë janë ndërtuar. Ndërsa po punohet me ritme të shpejta në formimin e trupit të rrugës.
“Rruga e re Elbasan – Qafë Thanë po merr formë dita-ditës! Në fazën II janë përfunduar 70% e punimeve.
Nënkalimi i hekurudhës dhe mbikalimi automobilistik tashmë janë ndërtuar.
Ndërkohë po ecim me ritme të shpejta në formimin e trupit të rrugës. 80% e trasesë është hapur dhe po punohet me shtresat rrugore, ku ka përfunduar aplikimi i konglomeratit bituminoz dhe binderit”, shkruan Balluku në një postim në rrjetet sociale.


