E Premte, 6 Nëntor 2026

Aksi Thumanë-Kashar, gati më 30 qershor për qarkullimin e automjeteve

TIRANË, 14 maj /ATSH/ Aksi rrugor Thumanë-Kashar do të jetë gati më 30 qershor për qarkullimin e automjeteve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet në këtë kantier, të cilin e inspektoi dje zv/kryeministrja e dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Rama theksoi se, kantieri Thumanë – Kashar, një nga segmentet më të rëndësishme të Korridorit Blu, ku po punohet për finalizimin e këtij projekti që në 30 qershor do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen dhe përmirësuar parametrat e sigurisë rrugore.

Aksi Thumanë – Kashar ka një gjatësi prej 21 kilometrash dhe aktualisht punimet janë përqendruar në 5 kilometrat e fundit të kësaj vepre.

Thumanë – Kashar përmban disa vepra arti, 11 ura, 105 tombino, 6 mbikalime dhe 6 nënkalime, si dhe ndërtimin e dy nyjeve të mëdha me dalje në aeroportin e Rinasit dhe nyjën e Kasharit ku bëhet edhe lidhja me aksion rrugor Tiranë-Durrës.

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›