Aksi Vlorë-Himarë, banorët protestojnë për gjendjen e rrënuar të rrugës
Vlorë- Banorët e Radhimës kanë protestuar sot duke denoncuar kushtet e rënduara të rrugës nacionale Vlorë-Himarë. Të mbledhur sëbashku edhe me pronarët e hoteleve të kësaj zone, ata kanë kërkuar nga pushteti qëndror dhe lokal ndërhyrjen në këtë aks rrugor i cili sidomos në këtë periudhë është tejet i ngarkuar në trafik.
Për shkak se numri i vizitorëve në zonën e Vlorës është shumë i madh teksa e zgjedhin si një destinacion për pushimet e tyre verore.
Sipas banorëve vendas, kjo rrugë përveçse bëhet shkak për rrezikun e lartë që paraqet për drejtuesit e mjeteve, po bëhet edhe një pengesë e madhe për bizneset e hotelerive të zonës.
Prej më shumë se gjashtë muaj, me nisjen e projektit për rikonstriktuimin e aksit, rruga është kthyer në një gangrenë për të gjithë ata drejtues automjetetsh që kalojnë aty, thonë banorët, pasi projekti përfshin shtrimin e tubove të ujrave të zeza dhe të bardha.
Kjo ka bërë sipas tyre që rruga nacionale të amortizohet dhe të jetë një pengesë për udhëtimin e automjeteve, ku në 24 orë në këtë aks rrugor kalojnë më shume se 20 mijë automjete të tonazheve të ndryshme.
Banorët kërkojnë që ky aks t’i rikthehet noramalitetit dhe shtrrimin me asfalt, pasi turistët e huaj janë ankuar për këtë fenomen. Duke paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse nuk vihet dorë për këtë situatë.