E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksi i ri Orikum-Dukat, Rama: Lehtëson trafikun dhe shkurton distancat me plazhet e jugut

Në këtë sezon veror plazhet e bukura të jugut të Shqipërisë do të jenë lehtësisht të aksesueshme në një kohë më të shkurtë përmes aksit të ri Orikum-Dukat. Pamjet e rrugës së re të përfunduar që lidh Orikumin me Tunelin e Llogarasë janë publikuar nga kryeministri Edi Rama.

Ky aks i ri përveçse lehtëson trafikun ofron edhe një pamje panoramike mes maleve dhe kurorës së gjelbër të Parkut të Llogarasë.

“Me rrugën panoramike Orikum-Dukat, një investim infrastrukturor që i shërben flukseve turistike të këtij sezoni, duke lehtësuar trafikun dhe shkurtuar distancat për në plazhet e bukura të jugut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Rruga Orikum – Dukat ka një gjatësi 14,75 km dhe lidh ByPass-in e Vlorës me Tunelin e Llogarasë, që pritet të hapet në korrik, për të vijuar më tej me aksin Palasë-Dhërmi duke shkurtuar edhe më shumë distancën mes plazheve të jugut.

Gjithashtu përmirësimi i infrastrukturës rrugore zhvillon edhe më tej infrastrukturën hoteliere  dhe bizneseve të zonës.

Kjo infrastrukturë rrugore rrit edhe më shumë aksesin e turistëve në rivierën e jugut të vendit tonë, ku flukset e turistëve janë gjithmonë e më të larta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›