E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident fatal në aksin Strum-Roskovec të Fierit, humb jetën 33-vjeçari

Një aksident me pasojë humbjen e jetës ka ndodhur në aksin rrugor Strum-Roskovec të Fierit. Në aksidentin fatal janë përfshirë tre mjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe ka mbetur i vdekur një 33-vjeçar, i cili drejtonte motomjetin.  

“Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum.Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, sipas raportimit të korrespondentes së RTSH-së, Laureta Roshi bëhet e ditur se drejtuesi i motorrit, i cili humbi jetën është indentifikuar si Klajdi Hoxha, 33-vjeç.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Policia bën të ditur se aktualisht po punohet intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›