Aksident gjatë natës në aksin Fier–Lushnjë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar gjatë natës në aksin Fier–Lushnjë, ku kanë mbetur të dëmtuar dy persona.
Sipas informacionit paraprak, 46-vjeçari E. B., banues në Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, 33-vjeçari H. Sh. Të dy janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.