E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i dyfishtë në Rrëshen-Milot/ Dy viktima dhe pesë të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në Rrugën e Kombit, pranë Rubikut në Mirditë.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 15:00, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Sipas të dhënave paraprake, autovetura që drejtohej nga 61-vjeçari Nikoll Prenga ka dalë në korsinë e kundërt, duke u përplasur me një tjetër mjet që drejtohej nga një 30-vjeçar.

Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Nikoll Prenga, si dhe pasagjeri në automjetin tjetër, Franush Palaj, 57 vjeç, i cili ishte babai i drejtuesit të mjetit.

Ndërkohë, pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë, përfshirë drejtuesin e automjetit tjetër dhe katër pasagjerë që udhëtonin në dy mjetet e përfshira në aksident.

Në spitalin e Traumës po marrin trajtim mjekësor 3 persona të lënduar nga aksidenti, Shpresa Prekpalaj-51 vjeç, aktualisht ndodhet në observim me parametra jetësor stabël, për shkak të dëmtimeve të marra në të gjithë trupin. Ndërsa dy fëmijët Leonita Prekpalaj dhe Domenik Prekpalaj-30 vjeç, janë duke u ekzaminuar, koshinet, me parametra jetësor stabël.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e Nikoll Prengës, i cili ka dalë në korsinë tjetër duke shkaktuar përplasjen fatale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti të rëndë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›