Aksident i frikshëm në Berat/ Automjeti me targa angleze përplas dhe mer zvarrë tre persona (Emrat)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Berat. Një automjet me targa angleze ka përplasur dhe ka marë zvarrë tre persona.
Burime bëjnë me dije se tre personat e plagosur janë transportuar me plagë të shumta në Spitalin Rajonal të Beratit.
Gjithashtu bëhet me dije se është arrestuar edhe drejtuesi i mjetit.
Të plagosurit janë: Blerina Nerjaku,45-vjeçe,banuese në Shijak,Mersine Nerjaku,37-vjeçe,banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu,63-vjeç,banues në fshatin Velabisht në Berat.
Të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe dy prej tyre po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Burimet spitalore bëjnë me dije se, tre të plagosurit kanë pësuar dëmtime të shumta por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie si dhe drejtues të DVP Berat, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe pyetjen e dëshmitarëve, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë. Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentit, shtetasi L.S, banues në Shkodër, është shoqëruar në polici,ndërkohë që nuk bēhet i ditur emri i tij dhe nëse ishte i dehur në timon apo jo.