E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident i frikshëm në Qafën e Qarrit, makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Aksident i frikshëm në Qafë të Qarrit, aty një mjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës. Kanë qenë këto të fundit ato që e kanë mbajtur mjetin pa përfunduar në humnerë.

Aksident i frikshëm në Qafën e Qarrit, makina mbetet varur

Nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.

Aksident i frikshëm në Qafën e Qarrit, makina mbetet varur

Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e këtij aksidenti .

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›