E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident i rëndë aksin Lezhë-Shëngjin, shkon në dy numri i viktimave

Numri i viktimave ka shkuar në dy pas aksidentit të rëndë të ndodhur një ditë më parë në rrugën e Shëngjinit.

Sipas burimeve ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës edhe bashkëshortja e 30-vjeçarit Paulin Zefi, shtetësja Zhaklina Hysa.

Ajo nuk mundi të mbijetojë nga plagët e marra dhe gjeti vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›