E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Fier, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur, paraditen e së enjtes, në aksin Levan-Tepelenë. Një mjet tip “Ford”, që drejtohej nga një vajzë rreth të 30-ta ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca që kanë shoqëruar për në spitalin e Fierit drejtuesen e automjetit.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›