E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (29 maj) në në zonën e njohur si “Zogu i Zi” në Fier.

Një automjet, i drejtuar nga një 23-vjeçar, ka përplasur për vdekje një këmbësor 82-vjeçar.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›