E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Itali/ Kamioni udhëtonte në drejtim të kundërt dhe përplas makinën, vdes 19-vjeçari shqiptar (EMRI)

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar u shënua pasditen e të hënës në Itali.

Ngjarja e rëndë sipas mediave vendase u regjistrua rreth orës 15:30 minuta në zonën e Rovatos

Një përplasje e jashtëzakonshme, mes një “Ford Focus” dhe një kamioni që po ecte në drejtim të kundërt të udhëtimit, që nuk i la rrugëdalje shoferit të makinës, i cili pas përplasjes goditi murin e betonit në anë të rrugës që kufizon nënkalimin.

Lëndimet gjatë përplasjes ishin shumë të rënda për Adenajd Hoxhën, një shqiptar 19 vjeç, tashmë i pajetë i nxjerrë nga makina e shkatërruar.

Në vendngjarje policia rrugore, zjarrfikësit dhe 118 punonjësit e shëndetësisë, të cilët fatkeqësisht nuk kanë mundur të bëjnë asgjë përveç konstatimit të vdekjes së shoferit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›