E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Kavajë, humb jetën 49-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 31 gusht, në Kavajë.

Policia bën me dije se rreth orës 09:05, në aksin rrugor Gose–Vilbashtovë, Kavajë, një automjet me drejtues shtetasin C. N. është përplasur me një motomjet.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi L. A., 49 vjeç.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›