E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Korçë-Pogradec, makina përplaset me murin pranë karburantit, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të Maliqit.

Një mjet doli nga rruga, duke u përplasur me muret në anë të një karburanti.

Mësohet se një person (drejtuesi) është dërguar në spitalin e Korçës i plagosur. Paraprakisht bëhet me dije se ai ka humbur kontrollin e veturës së tij.

“Rreth orës 17:40 në aksin rrugor Maliq-Korçë, në fshatin Vloçisht, shtetasi O. K., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi O. K., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia vendore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›