Aksident i rëndë në Korçë, drejtuesi i mjetit përplas për vdekje 50-vjeçaren

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Voskopojë të Korçës kur rreth orës 20:40, një automjet i drejtuar nga shtetasi F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila po lëvizte me biçikletë.
Fatkeqësisht, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e përplasjes. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.
“Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
/rtsh.al/