E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Kosovë, 9 të lënduar

Një aksident ka ndodhur në Klinë të Kosovës në mesnatë. Dy automjete janë përplasur dhe si pasojë 9 persona kanë mbetur të lënduar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se të lënduarit janë dërguar në spital.

“Rreth orës 00:00 ka ndodhur një aksident në Klinë në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit 9 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor. Ndërsa, për rastin është duke u marrë njësia e trafikut rajonal”, bëri me dije ai. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›