E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Kuçovë! Drejtuesi i një automjeti përplas për vdekje një 50-vjeçar

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në rrugën e Kuçovës, ku drejtuesi i një automjeti ka përplasur për vdekje një qytetar që lëvizte me biçikletë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 20:40, në rrugën e Kuçovës, shtetasi A. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin B. D., 50 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›