Aksident i rëndë në Laç/ Makina përfundon në kanal, një i vdekur dhe katër të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar në Laç, një persona ka humbur jetën katër të tjerë të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në aksin e autostradës Mamurras- Laç pranë Gjormit. Dy autovetura janë përplasur duke dalë jashtë rrugës, duke shkaktuar vdekjen e një personi, ndërsa katër të tjerë nga të dy autoveturat kane marre plagë të rënda. Ne vendngjarje forca të shumta policie, ndërsa pritet zbardhja e shkaqeve te Aksidentit. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e traumës.
Dy atoveturat udhëtonin ne të njëjti. Sens të rrugës, nga sa mësohet njëra nga automjetet ka goditur mjetin tjetër duke përfunduar jashtë rrugës.