E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë/ Përplasen 2 automjete, humb jetën një prej shoferëve, plagosen 4 persona

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë, pranë vendit të njohur si “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se dy automjete, një “Audi” dhe një “Benz”, janë përplasur me njëri-tjetrin. Bëhet me dije se pasojë e plagëve të marra drejtuesi i një prej mjeteve ka ndërruar jetë, ndërsa 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa viktima është transportuar drejt morgut.

“Në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi G. M., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përfshirë në një aksident rrugor me një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin D. B., 55 vjeç. 

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi D. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi G. M., si dhe tre pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Audi”, janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›