E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Lezhë, 10-vjeçari përplaset nga automjeti, dërgohet me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Myltes, në Lezhë.

Një automjet tip Ford ka përplasur një fëmijë 10-vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë në momentin e ngjarjes.

Për pasojë, i mituri ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›