E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Lushnjë, dy të plagosur

Motoçikletat janë kthyer në një burim aksidentesh së fundmi. Një motoçikletë është aksidentuar paraditen e sotme një motomjet, ku si pasojë janë dëmtuar rëndë dy persona.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur drejtuesi i motorit dhe pasagjeri që ndodhej me të, Emirjon Baho 40 vjeç dhe Agim Plaka 60 vjeç.

Dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Një tjetër aksident u shënua në këtë aksident disa javë më parë, ku u regjistrua dhe një humbje jete gjatë përplasjes së një motoçiklete me një fugon.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›