E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Misto Mame, humb jetën 55-vjeçarja

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Misto Mames, në Tiranë, ku një këmbësore ka humbur jetën.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 18:30, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka aksidentuar këmbësoren D. P., rreth 55 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, 55-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›