E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Peqin! Përplasen dy makina, ndërron jetë i mituri, shoqërohen dy shoferët (EMRAT)

Një aksident është regjistruar këtë të Enjte rreth orës 14:00 në aksin rrugor Peqin -Elbasan. Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur në fshatin Pajove dhe janë përshirë dy automjete.

Pas përplasjes njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rruge duke përplasur për vdekje fëmijën e mitur rreth 10 vjeç. Burime bëjnë me dje se viktima është Enjo Tabaku.

I mituri ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të shumta.

Ai u përplas nga automjeti tip Volksëagen golf. Automjeti drejtohej nga shtetasi Odorian Petriti 46 vjeç ndërsa automjeti tjetër tip Audi, drejtohej nga Mikel Petriti ,41 vjeç.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›