E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën 17-vjeçari. Mbetet i plagosur 28-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës së një 17-vjeçari ka ndodhur në fshatin Golem të Shkodrës.

Sipas policisë, një automjet i drejtuar nga shtetasi A. M., 50 vjeç, dyshohet se është përplasur me një motomjet me të cilin qarkullonin dy persona.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej tyre, i moshës 17 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje. Tjetri i përfshirë, shtetasi E. N., 28 vjeç, është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 14:20, në fshatin Golem, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, dyshohet se është përplasur me një motomjet me të cilin qarkullonin 2 shtetas.

Si pasojë, njëri prej tyre, 17 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa tjetri, shtetasi E. N., 28 vjeç, po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po kryen veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›