E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Tiranë, 23-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident me vdekje është shënuar pasditen e kësaj të marte në Tiranë.

Një 23-vjeçar, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një grua 55-vjeçare. Përplasja ka qenë fatale për gruan, e cila ka ndërruar jetë menjëherë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 18:30, në Misto Mame, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen D. P., rreth 55 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, shtetasja D. P., ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›