E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas motorin, i riu i shtrirë në tokë e i gjakosur

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në rrugën “Barrikada”, në Tiranë. Bëhet e ditur se një motor është përplasur me një makinë tip BMW.

Nga fotot e siguruara nga Gazeta Shqip vihet re se drejtuesi i motorit është i shtrirë në tokë dhe është i gjakosur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:50, ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ambulanca.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›