E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën 34-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në aksin Panaja–Novosel, në vendin e quajtur “Shamogjin”, në Vlorë.

Sipas informacionit paraprak, një automjet i drejtuar nga shtetasi A.H., 34 vjeç, ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe është përplasur me murin anësor të një banese.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Megjithatë, për shkak të plagëve të marra, 34-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›