E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dhe dy të lënduar

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Fushë Krujë–Rinas, pranë Urës së Gjolës, në zonën e Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Për pasojë, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë së Tiranës, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›