E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, humb jetën 62-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Bëhet me dije se shtetasi Q.N, 62, rreth orës 05:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor mbëriti në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›