E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në aksin Kavajë–Rrogozhinë. 39-vjeçari godet për vdekje me automjet, këmbësorin

Një aksident me pasojë humbjen e jetës ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës.

Sipas policisë, automjeti me drejtues shtetasin R. Q., 39 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje. Pas aksidentit drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit që humbi jetën, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i plotë: Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R. Q., 39 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit që humbi jetën, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›