E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Levan-Tepelenë, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur Fratar, ku dy automjete janë përplasur fort me njëri-tjetrin. Si pasojë, të dy drejtuesit e mjeteve kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur efektivët e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa janë marrë masa edhe për normalizimin e qarkullimit të automjeteve.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë mund të kenë ndikuar në shkaktimin e aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›