E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në aksin Milot-Laç, humb jetën një person

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në superstradën Milot-Laç. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë kryqëzimit të superstradës me Rrugën e Kombit.

Për pasojë një person ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar si Ded Tosku, 65 vjeç, i cili po lëvizte me një mjet bujqësor.

“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Laç”, janë përplasur mjeti kamion me drejtues shtetasin Sh. B. dhe mjeti me drejtues shtetasin D. T. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi D. T., rreth 65 vjeç. Me drejtuesin e kamionit, shtetasin Sh. B., po kryhen veprimet procedurale”, njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›