E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, automjeti përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Cervenakë, ku një mjet ka përplasur një këmbësor.

Sipas njoftimit të policisë, këmbësori ka ndërruar jetë. Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa rrethanat ende nuk dihen.

Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak. Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht.

55-vjeçari si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në praga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›